LAJMI I FUNDIT:

Dyqind mijë dollarë në muaj nuk sjellin lumturi në fytyrën e Kim Kardashianit – 42 vjeçarja shihet e mërzitur pas finalizimit të divorcit me West

Dyqind mijë dollarë në muaj nuk sjellin lumturi në fytyrën e Kim Kardashianit – 42 vjeçarja shihet e mërzitur pas finalizimit të divorcit me West

Kim Kardashian dukej e tensionuar të hënën pasdite teksa mbërriti në atë që dukej si një konferencë familjare pas përfundimit të divorcit të saj nga Kanye West, edhe pse ajo luftoi kundër reagimit të gjerë për refuzimin e saj për të ndërprerë lidhjet me markën e modës “Balenciaga”.

Ikona 42-vjeçare e modës duket se ka lënë mënjanë pamjet e saj të zakonshme të modës së lartë në favor të një veshje sportive që kishte veshur të hënën, ndërsa takohej me mamanë e saj Kris Jenner dhe motrat e saj Kourtney dhe Khloe Kardashian në Studion ‘DTA Records’ të bashkëshortit të Kourtneyt, Travis Barker, në Calabasas, Kaliforni.


Në vend që të festojnë finalizimin e divorcit të Kimit, që e “shpërblen” atë me një shumë prej 200,000 dollarë (193 mijë eurosh) në muaj nga ish-burri i saj, reperi Kanye West, Kim dukej e mërzitur dhe aspak e çliruar, shkruan DailyMail.

Mendohet se West ka qenë shkaktari që ka bërë që Kim të ketë probleme me markën “Balenciaga”, duke ndërhyrë në prishjen e një kontrate prapa shpinës së saj.

Veshja e Kimit për takimin me markën, përfshinte një kapuç ngjyrë gri të thjeshtë dhe të papërshkrueshëm, të cilin ajo e kombinoi me pantallona sportive.

Ajo kishte veshur një palë atlete të thjeshta të bardha dhe vazhdoi të tregonte flokët e saj të gjatë bionde, të cilët i mbante të lidhura në një topuz të shtrirë.

Ylli i serialit “The Kardashians” u pa duke dalë nga automjeti i saj luksoz i argjendtë teksa mbërriti për takimin familjar.

Kim kishte me vete një çantë të vogël ngjyrë kafe në njërën dorë, ndërsa pinte nga një pije ‘smoothie’ ngjyrë të cilën e mbante në dorën tjetër.

Ajo dukej se nuk bëri një pauzë dhe mund të shihej duke biseduar në telefon ndërsa doli nga vetura dhe u fut në studio.

Në takim mori pjesë edhe e para e familjes, Kris Jenner, e cila kishte veshur një kostum elegant për takimin e biznesit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Kalo në kategori