LAJMI I FUNDIT:

Dybala refuzon Unitedin për Interin?

Dybala refuzon Unitedin për Interin?
Paulo Dybala (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Kërkesat për pagë nga Paulo Dybala thuhet se janë një pengesë për Manchester Unitedin në marrëveshjen e shkëmbimit me Romelu Lukaku, ndërsa ka raporte që Interi do të përpiqet të transferojë sulmuesin e Juventusit.

Sipas raporteve të shumta nga Calciomercato, Rai Sport dhe Tuttomercatoweb, Dybala nuk e ka ndërmend të transferohet në Old Trafford në këmbim të Lukakut.


Mediumi britanik The Sun pretendon se ai po kërkon një pagë më të lartë sesa Paul Pogba, ndërsa Sky Sport Italia raporton se argjentinasi synon të dyfishojë pagën e tij aktuale të Juve, 7.5 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Formacioni i mundshëm i Unitedit në rast transferimi të Dybalas dhe Mandzukicit
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Unitedit në rast transferimi të Dybalas dhe Mandzukicit

Corriere dello Sport del me një sugjerim të jashtëzakonshëm në faqen e parë të gazetës duke thënë se Interi do të përfitojë nga situata dhe acarimi i Dybalas te Juventus.

Ballina e CDS

Nuk është interes i ri, pasi ishte drejtori i Interit, Beppe Marotta ai që solli yllin argjentinasi te Juventusi nga Palermo.

Fansat e Unitedit të bindur në transferimet e mëdha, fillojnë të blejnë fanella të Dybalas dhe Maguires
Lexo po ashtu Fansat e Unitedit të bindur në transferimet e mëdha, fillojnë të blejnë fanella të Dybalas dhe Maguires

Nerazzurrët e shohin ofertën e Juves për Lukakun si një fyerje të drejtpërdrejtë, pasi Antonio Conte e bëri të qartë që nga fillimi se belgu ishte nënshkrimi i tij i parë në zgjedhje.

Nëse Dybala do të bënte presion për Interin, atëherë Juventusi do ta ndërronte atë me Mauro Icardin e pa dëshiruar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori