eksperti-banner

Atëherë kur u mendua që Juventusi nuk e ka forcën këtë sezon të fitojë trofe, në skenë doli Paulo Dybala. 

Argjentinasit iu desh që të pushojë dy muaj shkaku i një tërheqje muskulore, por ai u rikthye dhe çfarë rikthimi!


Katër gola në tri ndeshje, brenda tetë ditëve.

GettyImages 930455698 Paulo Dybala ndaj Udineses. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Me një total prej katër golash, në tetë ditë, Dybala e riktheu Juventusin në krye të kampionatint dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Tashmë ‘Zonja e Vjetër’ kryeson Serien A me një pikë para Napolit dhe një ndeshje më pak.

GettyImages 929174200 Paulo Dybala i Juventusit. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Katër gola vendimtarë për të arritur çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, katër gola për t’a ngjitur Juventusin në udhëheqësen e kampionatit.

Tashmë Massimiliano Allegri beson se këtë vit mund t’i arrijë të gjitha.   Jo vetëm në Itali por dhe në Evropë, Allegri prezantohet krenar kundër të gjithëve.

GettyImages 926787288 Paulo Dybala ndaj Lazios. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Ndshaj e mbetur ndaj Atalantas mund ta dërgojë Juventusin në katër pikë plus ndaj Napolit.

Fitorja në këtë ndeshje e dërgon drejt titullit të shtatë në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app