LAJMI I FUNDIT:

Dybala nuk feston golin ndaj Udineses, ‘mesazh’ drejtuesve të Juventusit për kontratën e re

Dybala nuk feston golin ndaj Udineses, ‘mesazh’ drejtuesve të Juventusit për kontratën e re

Juventusi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Udineses me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 21-të të Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ ka arritur ta shënojë golin e epërsisë në minutën e 19-të me kapitenin e saj, Paulo Dybalan.


Argjentinasi pasi shënoi gol nuk ka festuar fare, pasi që ai dhe klubi ka ditë që i kanë ngrirë bisedimet për rinovimin e kontratës.

Madje ai pa nga tribuna ku qëndrojnë krerët e klubit, duke iu dërguar një mesazh të qartë se nuk është i kënaqur me situatën.

Në ditët r fundit ka patur shkrime të shumta për të ardhmen e Dybalas, ku klube si Manchester United, Tottenham e Inter, duken të interesuara. /Telegrafi/