LAJMI I FUNDIT:

Dybala i lumtur me het-trikun e shënuar

Dybala i lumtur me het-trikun e shënuar
Dybala kompletoi het-trikun

Paulo Dybala ka shprehur lumturinë e tij pasi shënoi het-trik në fitoren 3-1 të Juventusit kundër Sassuolos në udhëtim.

Ishte një ndeshje e rëndësishme në shumë mënyra për sulmuesin argjentinas pasi ai shënoi het-trikun e tij të dytë të sezonit në ndeshjen e tij të 100-të për Zonën e Vjetër dhe kjo e bënë shumë të lumtur.

Juventusi fiton në udhëtim te Sassuolo, Dybala shkëlqen me het-trik (Video)
Lexo po ashtu Juventusi fiton në udhëtim te Sassuolo, Dybala shkëlqen me het-trik (Video)

“Jam shume i lumtur. Doja të shënoja një gol dhe erdhën tre”, ka thënë fillimisht Dybala pas ndeshje.

“Ekipi po vazhdon të fitojë dhe të arrijë nivelet më të larta”.

Sassuolo 1-3 Juventus, notat e lojtarëve (Foto)
Lexo po ashtu Sassuolo 1-3 Juventus, notat e lojtarëve (Foto)

“Shpresoj të vazhdoj kështu me fanellën me numër 10. Skuadra më jep besim dhe gjithashtu përgëzoj trajnerin, i cili më jep lirinë për të luajtur ku të dua”.

Dybala ishte i papërmbajtshëm ndaj Sassuolos

“Ekipi po luan mirë. Avantazhi 2-0 na bëri mirë dhe pastaj e mbyllëm mirë ndeshjen”.

“Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë në mënyrë që të marrim më të mirën nga skuadra dhe të ecim përpara”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/