Dybala i lumtur me fitoren dhe me golin e shënuar


Juventusi e nisi mbarë kampionatin e ri në Serie A derisa mposhti Cagliarin me rezultat të thellë 3-0.
Protagonist në këtë takim ishte padyshim numri 10 i ‘Zonjës së Vjetër’, Paulo Dybala që shënoi një gol të bukur.
Pas ndeshjes argjentinasi ka deklaruar se është i lumtur me golin e shënuar dhe fitoren e arritur.
“Jam shumë i kënaqur që e nisëm mbarë kampionatin duke shënuar fitore dhe duke realizuar një gol”, deklaroi Dybala.
Në fund argjentinasi foli edhe për fanellën me numër 10 që e mori këtë vit për herë të parë.
“Është një fanellë unike. Unë mundohem në çdo moment të argëtohem në fushë pa menduar për numrin”.
“Nuk duhet të entuziazmohem pas numrit pasi nëse nuk luaj mirë atëherë do të marrë kritika”, u shpreh Dybala. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































