Paulo Dybala ka qëndruar në stol në ndeshjen Argjentinë - Islandë, por sipas tij kjo nuk ka ndikuar aspak.

Ai e thotë këtë në intervistën e fundit, duke thënë se e pret momentin.


“Nuk ka aspak problem që nuk luajta. Unë vijoj të punoj në çdo stërvitje, sikur do të jem titullar, sepse e ndjej se do të vijë edhe momenti im”.

GettyImages 973439006 Paulo Dybala (Getty Images)

“Nëse nuk aktivizohem fare, natyrisht që do zhgënjehem, por ngritja e zërit nuk është mënyra e duhur”.

Ai ka folur edhe për grumbullimin në Botëror, ndërsa mohoi zërat se te Argjentina vendimet i merr Lionel Messi.

“Nuk kam pasur asnjëherë shqetësim grumbullimin, pasi isha i bindur që do më ftonin”.

GettyImages 962085040 Argjentina në stërvitje (Getty Images)

“Kam punuar vazhdimisht me kokën ulur për të qenë këtu”.

“Messi e ndjen më shumë situatën, kur punët nuk shkojnë mirë dhe është i pari që dëshiron të marrë përgjegjësitë për të na udhëhequr drejt rezultateve”, ka thënë Dybala. /Telegrafi/

telegrafi sport app