LAJMI I FUNDIT:

Dybala afër nënshkrimit të kontratës së re me Juventusin

Dybala afër nënshkrimit të kontratës së re me Juventusin

Paulo Dybala është afër arritjes së një marrëveshjeje me Juventusin për një kontratë të re pesëvjeçare.

Kontrata e Dybala përfundon në qershor të vitit 2022 dhe Bianconerët kanë negociuar me agjentin e tij Jorge Antun tani e disa muaj.


Antun mbërriti në Itali në fund të korrikut dhe sipas gazetës Tuttosport, ai do të kthehet në Argjentinë javën e ardhshme.

Agjenti i Dybalas dhe Juve do të mbajnë takimin e katërt për të ardhmen e argjentinasit
Lexo po ashtu Agjenti i Dybalas dhe Juve do të mbajnë takimin e katërt për të ardhmen e argjentinasit

Megjithatë, para se të largohet nga Italia, ai dëshiron të mbyllë një marrëveshje të re me Juventusin.

Në fillim të kësaj jave, Dybala konfirmoi se dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me klubin dhe nënpresidenti Pavel Nedved këmbënguli se argjentinasi është në qendër të projektit të ri të Juventusit.

Sipas Tuttosport, ka ende një hendek të vogël midis ofertës së Juventusit dhe kërkesave të Dybalas.

Gjigantët e Sere A kanë vënë në tavolinë një marrëveshje të re prej 7.5 milionë euro në vit plus 2 milion bonuse, ndërsa Dybala dëshiron 10 milionë euro, plus 2 milionë bonuse për t’u bërë fituesi më i madh i Juventusit me Matthijs de Ligt.

Chiellini: Ky Juventus është i Dybalas, Ronaldo është e kaluara - do t'iu kthehemi fitoreve
Lexo po ashtu Chiellini: Ky Juventus është i Dybalas, Ronaldo është e kaluara - do t'iu kthehemi fitoreve

Gazeta me bazë në Torino raporton se “çdo ditë” nga nesër mund të jetë një ditë e mirë për Dybalan për të vënë në letër një marrëveshje të re pesëvjeçare me Bianconerët.

Dybala iu bashkua Juventusit në një marrëveshje prej 40 milionë eurosh nga Palermo në 2015, ndërsa ka shënuar 102 gola në 256 paraqitje gjatë kohës së tij në Torino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori