LAJMI I FUNDIT:

Dy vendime të VAR-t dëmtuan Man Cityt në barazimin ndaj Southamptonit

Dy vendime të VAR-t dëmtuan Man Cityt në barazimin ndaj Southamptonit

Dy vendime të mëdha të VAR-it shkuan kundër liderit të Ligës Premier, Manchester Cityt, pasi u barazuan 1-1 ndaj Southampton të shtunën mbrëma.

Ecuria fituese e Cityt në Ligën Premier përfundoi më në fund pas 12 fitoreve radhazi, me Southampton që arriti të ndalte skuadrën e Pep Guardiolës në St Mary’s.


Kyle Walker-Peters kaloi Southamptonin në avantazh 1-0 me një gol të mirë pas vetëm shtatë minutash, përpara se Aymeric Laporte të barazonte 1-1 me një goditje me kokë për Cityn pas pushimit mes dy pjesëve.

Southamphton ndal Manchester City pas 12 fitoresh radhazi
Lexo po ashtu Southamphton ndal Manchester City pas 12 fitoresh radhazi

City shtyu fort për një gol të fitores dhe mendoi se kishte fituar një penallti kur Kevin De Bruyne u rrëzua në buzë të zonës së rreptësisë nga dyshja Oriol Romeu dhe Mohammed Salisu.

Megjithatë, pas një rishikimi të gjatë të VAR-it, ndërhyrja e lojtarëve u gjykua se kishte ndodhur pikërisht jashtë zonës nuk u dha penallti, por as faull.

Momenti i ndërhyrjes në De Bruyne

Disa minuta më vonë, mesfushori i Southamptonit, Stuart Armstrong shpëtoi fatmirësisht me vetëm një karton të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër me taka mbi gjurin e Laportes.

Goditja e Armstrong ishte gjithashtu subjekt i një rishikimi tjetër të gjatë të VAR-it, por gjyqtari Simon Hooper u udhëzua të qëndronte në vendimin e tij origjinal me ndëshkim me karton të verdhë.

Këto dy vendime kanë zhgënjyer tifozët e Cityt, por edhe ata neutral të cilët kanë mbetur të befasuar me këto dy vendime kontroverse të VAR-it. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori