LAJMI I FUNDIT:

Dy këngëtaret nga Kosova, Vesa Smolica dhe Arta Kabashi do të jenë banore të Big Brother VIP Albania 3

Dy këngëtaret nga Kosova, Vesa Smolica dhe Arta Kabashi do të jenë banore të Big Brother VIP Albania 3

Skena muzikore e Kosovës do të përfaqësohet në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, nga këngëtaret Vesa Smolica dhe Arta Kabashi, që pritet të jenë dy nga banoret që do të hyjnë në shtëpinë e famshme.

Sipas burimeve të sigurta të Telegrafit, dy artistet do të nisin rrugëtimin e tyre në spektaklin e shumë shikuar këtë të shtunë më 13 janar.


Vesa Smolica, e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe prezantimet e mbresëlënëse, është shquar në skenën e muzikës shqipe me pjesëmarrjen e saj në edicionin e tretë të “The Voice Of Albania”.

Zonja Meri, Alfio Rrotani, Rike Roçi e Dea Vieri - banorë në Big Brother VIP Albania 3?
Lexo po ashtu Zonja Meri, Alfio Rrotani, Rike Roçi e Dea Vieri - banorë në Big Brother VIP Albania 3?

Këngëtarja nga Gjakova ka në repertorin e saj disa këngë të suksesshme, ku ndër to spikat balada “A po gëzohesh”, e cila ka gëzuar një popullaritet të konsiderueshëm në tregun muzikor.

Vesa Smolica (Foto: Vesa Smolica/Instagram)

Arta Kabashi, e njohur në botën e muzikës thjesht si Arta, vjen nga Peja dhe është motra e këngëtares Ana Kabashi, e cila ka qenë një nga banorët e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”.

Arta është njohur për talentin e saj dhe pritet të ndjekë gjurmët e suksesit të motrës së saj me pjesëmarrjen në BBVA.

Arta Kabashi (Foto: Arta Kabashi/Instagram)

Përndryshe, është konfirmuar nga vet trashëgimtarja e Top Channel se edicioni i sivjetmë i Big Brother VIP Albania do të prezantohet nga Ledion Liço, gjersa ende mbetet në pikë pyetje nëse atij do t’i bashkohet edhe Arbana Osmani. /Telerafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori