LAJMI I FUNDIT:

Dy futbollistë të Maqedonisë së Veriut karantinohen në Qipro pasi dalin pozitiv me COVID-19

Dy futbollistë të Maqedonisë së Veriut karantinohen në Qipro pasi dalin pozitiv me COVID-19
(Foto: Instagram/martinbogatinov)

Portieri Martin Bogatinov, i cili ishte ftuar për ndeshjet e mëparshme, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 – shkruan ekipa.mk.

Ai luan te klubi qipriot Ethnikos Achna, ndërsa së bashku me të pozitiv ka dalë edhe sulmuesi Jovan Kostovski që luan te e njëjta skuadër.


Plot 16 futbollistë të ekipit nga Qiproja kanë hyrë në izolim, për shkak të rasteve pozitive me coronavirus në skuadrën e tyre.

Këta lojtarë duhet të qëndrojnë në karantinë për dy javë, para se të testohen sërish dhe të mësohet nëse e kanë tejkaluar infeksionin.

Në ndërkohë, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, tashmë ka dalë negativ në testin për COVID-19 dhe do të shqyrtohet në ditët në vijim nëse do të jetë në dispozicion të përfaqësueses për ndeshjen vendimtare.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova luajnë më 8 tetor në Shkup në kuadër të Ligës së Kombeve dhe fituesi do ta zhvillojë edhe një ndeshje finale të ‘play-offit’ në kërkim të një vendi për në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/