Zbatimi i plotë i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që u arrit vitin e shkuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut tanimë është pjesë zyrtare e kapitullit të 35 për Serbinë në negociatat për anëtarësimin e saj në BE. Këtë ndryshim të kapitullit të 35 e bënë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian gjatë një takimi që u mbajt në Luksemburg. Aty u tha,se qëndrimi do t’i transmetohet Serbisë me anë të një letre.
Në tekstin e ri të kuadrit negociues theksohet, se “Serbia zbaton plotësisht detyrimet që dalin nga Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, sipas Aneksit të zbatimit të saj, siç ishin pajtuar më 18 mars të vitit 2023”.
Këshilli i Ministrave tha se “palët (Kosova e Serbia) janë pajtuar që detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre drejt integrimit evropian”. Nga autoritetet e Beogradit akoma nuk ka patur reagim për kuadrin e ri negociues të BE-së për Serbinë.
Marrëveshja e Ohrit dhe ngrirja e saj
Në shkurt të vitit të shkuar, Kosova dhe Serbia, u pajtuan për një marrëveshje normalizimi, bazuar në një plan i njohur si nisma franko – gjermane. Disa ditë më vonë me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ata u pajtuan edhe me udhërrëfyesin e zbatimit të marrëveshjes.
Ajo kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të njëra-tjetrës. Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Me 27 tetor të vitit të shkuar, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, i kërkuan Kosovës të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, ndërsa, Serbisë që të njohë de-facto shtetësinë e Kosovës.
Por gjatë kësaj periudhe, marrëdhëniet Kosovë Serbi u tensionuan sidomos në veri të vendit me largimin e serbëve nga institucionet, që kulmuan me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, kur një grup serbësh vranë një polic të Kosovës. Serbët e veriut në katër komuna, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, bojkotuan edhe referendumin e së dielës, më 21 prill për të larguar nga detyra kryetarët shqiptarë. Organizimi i këtij referendumi ishte edhe kusht i BE-së për Prishtinën zyrtare që ta shtensionojë situatën në veri. Kosova ishte ndëshkuar me vendosjen e masave nga BE-ja për veprimet e saj të pakoordinuara më herët.
Kosova kërkon heqjen e masave ndëshkuese
Ndonëse serbët refuzuan të marrin pjesë në referendum, autoritetet e Kosovës, i kërkuan Bashkimit Evropian heqjen e masave ndëshkuese të vendosura vitin e kaluar. Qeveria e Kosovës i bëri thirrje të hënën Bashkimit Evropian që të heqë masat ndëshkuese, pas përmbushjes së detyrimeve për mbajtjen e procesit të votimit për largimin e kryetarëve në veri të vendit.
“Me përfundimin e këtij procesi, pa marrë parasysh rezultatin, Kosova ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve të saj dhe përgjegjësinë e marrë nga dakordimi me Bashkimin Evropian për shtensionimin e situatës në veri të vendit”, thuhet në një komunikatë të qeverisë.
Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që serbët e Kosovës në veri humbën shansin për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarë komunash që do të ishin përfaqësues të tyre.
“Rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës”, thuhet në reagimin e BE-së. Lidhur me thirrjen e qeverisë së Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese, sipas zëdhënësit të BE-së Peter Stano, “Këshilli do të diskutojë masat e Bashkimit Evropian në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Interesim i madh për t’u bërë polic, trajnimi në akademi pritet të kthehet në 6 muaj

Prokuroria e Prishtinës jep sqarim për arrestimin e zyrtarit të Regjistrimit Civil për marrje ryshfeti

Ngërçi institucional pezullon mbi 35 projektligje, nga shoqëria civile paralajmërojnë pasoja të rënda për qytetarët

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë