eksperti-banner

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve D.SH., R.R., B.D., B.I. dhe I.B.

Të njëjtit dyshohen për përfshirje në veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe “Shpërlarja e parave”.


Sipas Gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, është vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar dhe rrethana që justifikojnë caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin prej të pandehurve.

“Gjykata ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real se të pandehurit, nëse lihen në liri, mund të arratisen dhe të shmangin përgjegjësinë penale, si dhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në arsyetimin e aktvendimit.

Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku për ndikim në dëshmitarë apo për asgjësim dhe fshehje të provave materiale.

Kundër këtij vendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/