eksperti ad

Kevin Durant është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me Golden State Warriors.

Edhe në përballjet me Cleveland Cavaliers të LeBron James, Durant ka triumfuar me skuadrën e tij Golden State Warriors.


Durant ka thënë se momentalisht është në të njëjtin nivel me LeBron James, pasi e ka mposhtur si në finalen e stinorit të kaluar ashtu edhe këtë edicion.

kevin durant lebron james xmas

“Të gjithë më kanë thënë se unë e mposhta Jamesin, duke më përgëzuar për lojën, jo vetëm në këtë sfidën e fundit por edhe në finalet e play off-it të sezonit të kaluar”, u shpreh Durant.

Ish-ylli i Oklahoma City Thunder, thotë se aftësitë e tij në të ardhmen mund të jenë edhe më të mira.

“Unë i falënderoj të gjithë për fjalët e mira dhe mendoj se sot jam në të njëjtin nivel me LeBron. Ndoshta aftësitë e mia mund të jenë edhe më të mira në të ardhmen”, është shprehur Durant.

Aktualisht Golden State po prinë në konferencën e perëndimit me 28 fitore e shtatë disfata. /Telegrafi/

telegrafi sport app