LAJMI I FUNDIT:

“Duhet t’i mbash me para kushërinjtë dhe dhëndurët” – Mikel tregon se si futbollistët afrikanë kërcënohen nga familjarët e tyre

“Duhet t’i mbash me para kushërinjtë dhe dhëndurët” – Mikel tregon se si futbollistët afrikanë kërcënohen nga familjarët e tyre

Ish-mesfushori i Chelseat, John Mikel Obi ka treguar sesi familjet afrikane i shfrytëzojnë anëtarët e suksesshëm të familjes së tyre, sidomos futbollistët.

Obi i cili ishte futbollisti më i mirë afrikan i vitit 2013 e tha këtë gjatë një interviste në ‘Vibes With Five’ të organizuar nga Rio Ferdinand.


Ai tregon se si një futbollist i mban të gjithë në vendlindje, madje edhe kushërinjtë dhe dhëndurët, ndërsa Ferdinand i thotë se do të bëjnë dokumentar për këtë dukuri.

“Ju kërcënoheni nga gjaku juaj, gjaku juaj. Kur vini nga Afrika, dhe kjo është diçka për të cilën nuk mendoj se flasim shumë, kur fitoni para, nuk janë paratë tuaja. I keni gjithë ata të afërm, kushërinj. Po. E dini shembull, motrat, ato ikin dhe martohen me një djalë që thjesht do të martohet me dikë nga familja e John Obi Mikel, sepse është e rregulluar pastaj. Dhe pastaj duhet të fillosh të kujdesesh edhe për këtë djalin që martohet me motrën time”.

“Pastaj ata vazhdojnë dhe bëjë shumë fëmijë, kaq shumë fëmijë, dhe ju shikoni, dhe thoni mirë që keni kaq shumë fëmijë, por kush do të kujdeset për ta? Jam unë…”.

"Arabët mund të presin edhe tre ose katër vite, ti duhesh të vish te Chelsea" - Obi Mikel edhe jashtë fushës po e ndihmon ish-klubin e tij
Lexo po ashtu "Arabët mund të presin edhe tre ose katër vite, ti duhesh të vish te Chelsea" - Obi Mikel edhe jashtë fushës po e ndihmon ish-klubin e tij

“Për ta (familjarët), ju jeni i detyruar ta bëni këtë gjë. Ndaj, ndonjëherë duhet të jesh i fortë dhe të thuash, e dini çfarë, mjaft, nuk më intereson. Ata menjëherë të kërcënojnë se do të flasin në media. Në fund të fundit, unë kam bërë mjaftë për ta, por kjo është shumë”.

“Në Afrikë, po ju them, jo ​​të gjithë dalin dhe flasin për këtë, por iu ndodh shumë futbollistëve”, deklaroi Obi Mikel.

Mikel e filloi karrierën e tij me Plateau United, përpara se t’i bashkohej klubit norvegjez Lyn në moshën 17-vjeçare për të kaluar pastaj te Chelsea.

Obi ka fituar te Chelsea diku rreth 7 milionë euro në vit pasi kishte rinovuar kontratën në vitin 2008.  Ai doli në pension më 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori