LAJMI I FUNDIT:

“Duhet të jeni shumë agresiv” – Jaap Stam zbulon mënyrën se si mbrojtësit mund ta ndalin Erling Haalandin

“Duhet të jeni shumë agresiv” – Jaap Stam zbulon mënyrën se si mbrojtësit mund ta ndalin Erling Haalandin

Erling Haaland është një ‘makinë golash’ deri më tani, megjithatë, ka një mënyrë për ta ndaluar atë, beson ish-ylli i Manchester United, Jaap Stam.

Sulmuesi ka pasur një fillim të jashtëzakonshëm në Manchester City, duke shënuar 12 gola në tetë ndeshje prej kur u bashkua nga Borussia Dortmund.


Ish-mbrojtësi i Ligës Premier, Jaap Stam është gati që t’i këshillojë mbrojtësit e Ligës Premier, përfshirë edhe dyshen e Man Utd, Raphael Varane dhe Lisandro Martinez se si ta mbajnë 22-vjeçarin nën kontroll.

“Ndaj Haaland duhet të tregohesh shumë agresivë dhe duhet të luash në gjysmëfushën e Man Cityt. Duhet që një nga mbrojtësit të qëndrojë shumë pranë me Haaland dhe të mundohet ta nxjerrë jashtë loje”.

“Sidomos kur skuadra humbet topin, nuk duhet lejuar që topi të shkojë tek Haaland sepse rrezikon shumë nëse luan një kundër një ndaj tij, pa harruar që pas kurrizit të mbrojtësit ka shumë hapësirë”.

“Në këtë formë, skuadra do të vendosej në vështirësi të mëdha, ndaj duhet të tregohesh agresivë. Nëse do të ishte në dorën time, atëherë do të vendosja një mbrojtës që të luante agresivisht ndaj Haaland dhe një tjetër që do të duhej të mbulonte hapësirat”, ka thënë Stam.

Holandezi ka bërë karrierë në klube si Manchester United, Milan, Lazio, Ajax dhe PSV. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori