Duet mes Clarkson dhe Lovato

Këngëtarja Kelly Clarkson ka premtuar se do të incizojë një duet me kolegen e saj, Demi Lovato.
Britanikja ka thënë se edhe më parë ka qenë shumë afër realizmit të një dueti me Lovaton, por orari i ngjeshur ia ka pamundësuar bashkëpunimin, transmeton koha.net.
“Ne edhe më parë kemi menduar për një duet, por kur më pyeti për këtë gjë unë isha shtatzënë dhe e kisha të pamundur të këndoja”.
“Ajo ishte në turne, unë isha shtatzënë dhe nuk ndihesha mirë që të punoja”.
“Në atë kohë nuk u realizua, por do të realizohet së shpejti”, ka deklaruar Clarkson. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/03/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate















































