LAJMI I FUNDIT:

Dueli i “nxënësit me mësuesin”, Klitschko: Jam stërvitur me një kampion

Dueli i “nxënësit me mësuesin”, Klitschko: Jam stërvitur me një kampion

Boksieri ukrainas, Wladimir Klitschko, ka nisur prej kohësh përgatitjet për duelin e 29 prillit, ku në stadiumin Wembley të Londrës do të përballet me kampionin e botës të peshave të rënda, Anthony Joshua.

Ky i fundit, vite më parë, ka qenë partner i ukrainasit në stërvitjet, por koha kalon dhe duket se “nxënësi është bërë më i mirë se arsimtari”. Por, Klitschko shprehet se pavarësisht kësaj, ai është ende optimist për të ardhmen.


“Vitin 2014, ne dueluam së bashku 20 raunde dhe më vjen mirë që sot Joshua është bërë kampion, pasi tregon se jam stërvitur me një kampion të ardhshëm”, ka deklaruar ukrainasi, transmeton Telesport.

Anthony Joshua nokauton Molinan, cakton duel me Klitschkon (Foto)
Lexo po ashtu Anthony Joshua nokauton Molinan, cakton duel me Klitschkon (Foto)

“Anthony ka mësuar shumë nga unë, ashtu sikurse çdo boksier që ka qenë në stërvitjet e mia. Unë dua që njerëzit të mësojnë nga unë”, ka shtuar Klitschko, i cili do të jetë 41 vjeçar në kohën kur do të ndeshen.

Pavarësisht se Joshua ka parë stërvitjen dhe taktikat e ukrainasit, Klitschko shprehet se ka gjithnjë diçka të re në përgatitjen e tij për duelin e 29 prillit.

“Edhe unë e kam vëzhguar në stërvitje dhe së fundi e pashë në duel. Mes nesh ka shumë ngjashmëri por edhe ndryshime, ndaj secili prej nesh do të ketë taktikën e tij në duelin e 29 prillit. Do të jetë një duel i madh, por unë s’kam frikë, s’kam pasur kurrë. Unë jam gati për këtë sfidë dhe do të tregoj se jam një kampion. Nuk dueloj për një periudhë të gjatë, ndaj kam akumuluar gjithë energjinë e nevojshme për të shpërthyer në atë sfidë”, ka shtuar legjenda e boksit.

Klitschko përkrah Unitedin nga shkallët e Old Traffordit (Foto)
Lexo po ashtu Klitschko përkrah Unitedin nga shkallët e Old Traffordit (Foto)

Ukrainasi ka qenë ditët e fundit në Angli, ku pasi ka ndjekur duelin e Joshua ka marrë pjesë në disa evenimente promovuese të sfidës së 29 prillit, që konsiderohet si dueli më i madh i viteve të fundit në boks.

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori