LAJMI I FUNDIT:

Dudek: Messi është fallso dhe provokativ, Ronaldo arrogant

Dudek: Messi është fallso dhe provokativ, Ronaldo arrogant

Jerzy Dudek ka bërë një deklaratë interesante për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Ish-portieri pola ka kritikuar yllin argjentinas, duke thënë se është mjaftë provokativ kur është në fushë dhe mezi pret që një lojtar t’i afrohet atij.

“Messi është fallso dhe provokativ, ashtu si Barcelona dhe Pep Guardiola. Ishin gati të provokonin dhe nganjëherë arrinin deri në perfeksion. Kjo gjë i ka bërë shumë keq Jose Mourinhos dhe Real Madridit në atë kohë. Nuk ma merrte mendja që një djalë kaq i qetë dhe kaq i mirë në pamje të jashtme të ishte kaq i pasjellshëm”, ka thënë polaku.

Në anën tjetër, Dudek e ka përshkruar Ronaldon si një lojtar arrogant dhe dëshiron që gjithmonë ekipi të fitojë me golat e tij dhe jo të bashkëlojtarëve.

“Ronaldo është arrogant, por ai është një person i vërtetë. Kjo është ajo që perceptojnë njerëzit. Ai është pak a shumë si Raul Gonzalez. Të dy janë shumë konkurrentë dhe me mentalitet fituesi. Do të preferonin që skuadra të fitonte 2-1 me golat e tyre, sesa 5-0 me golat e shokëve të ekipit”, ka shtuar më tej Dudek.

Por, edhe portugezi e edhe argjentinasi, aktualisht janë dy lojtarët më të suksesshëm në histori të futbolli dhe vështirë se mund t’i rivalizojë ndokush të arriturat e tyre. /Telegrafi/