LAJMI I FUNDIT:

Duda Balje: Kam lindur fëmijën e parë në moshën 17 vjeçe, doktori i befasuar më pyeti se a e di kush është babai i fëmijës

Duda Balje: Kam lindur fëmijën e parë në moshën 17 vjeçe, doktori i befasuar më pyeti se a e di kush është babai i fëmijës
Foto: Oxygen/YouTube

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Oxygen”.

Ajo ka rrëfyer shumëçka mbi jetën e saj personale dhe profesionale, teksa nuk la pa komentuar debatin ‘e nxehtë’ të kohëve të fundit në media – atë për harxhimet e deputetëve për derivate.


Duda, e cila është nënë e tre fëmijëve rrëfeu para moderatorit Besim Dina se familja e saj kishte vendosur që ta martonte atë në moshë shumë të hershme, thuajse në adoleshencë.

Foto: Oxygen/YouTube

Deputetja e Kuvendit të Kosovës thotë se edhe pse ndoshta e papërgatitur mjaftueshëm fizikisht dhe psiqikisht, ra në duart e një njeriu me fat.

Ajo është nënë e tre fëmijëve, teksa tregoi se djalin e madh, Berinin, e lindi kur ishte vetëm 17 vjeçe.

Foto: Oxygen/YouTube

Duda e cila 22 vite më parë e lindi djalin e saj në Novi Sad për arsye sigurie duke qenë se Kosova në atë periudhë ndodhej në kohë lufte, tha se me të hyrë në dhomën e spitalit, doktori e kishte pyetur nëse dihet babai i fëmijës së saj, pasi kishte parë moshën e saj shumë të re.

Në ditën ndërkombëtare të shamisë, Duda Balje pozon me mbulesë për ndjekësit e saj në Instagram
Lexo po ashtu Në ditën ndërkombëtare të shamisë, Duda Balje pozon me mbulesë për ndjekësit e saj në Instagram

“Në spital, kam qenë unë dhe një vajzë rome edhe doktori kur ka hyrë në dhomë edhe ka shikuar nga unë duke thënë: ‘A e din ti kush është babai i fëmijës’, a ne si familje tipike nga Kosova, kanë qenë poshtë vjehrra, vjehrri, nëna, tezja – të gjithë kanë pritur para spitalit dhe unë i kam thënë doktorit: ‘Shiko jashtë ku është familja e bebes”, ka treguar Balje.

Deputetja gjithashtu theksoi se është mirëpritur jashtëzakonisht mirë në familjen prizrenase të burrit dhe se vjehrrit e saj kanë qenë një mbështetje e madhe për të. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina

"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Magazina
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Magazina
Juliana Nura tregon hapur se kë përkrah si finalist të dytë në BBVA

Juliana Nura tregon hapur se kë përkrah si finalist të dytë në BBVA

Magazina
Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Nemo i Zvicrës thyen trofeun e Eurovisionit, vetëm pak minuta pasi u kurorëzua fitues

Magazina
Kalo në kategori