LAJMI I FUNDIT:

“Dua të impresionojë Maldinin” – Fikayo Tomori i lumtur te Milani

“Dua të impresionojë Maldinin” – Fikayo Tomori i lumtur te Milani

Qendërmbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori synon të bëhet një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe dëshiron t’i bëjë përshtypje Paolo Maldinit në San Siro.

Anglezi kaloi në janar nga Chelsea në formë huazimi me një mundësi për të blerë atë për 28 milionë euro.


“Të kesh Maldinin si kryetar teknik është si të merresh me [Lionel] Messin si drejtor sportiv për një sulmues”, ka thënë Tomori për La Gazzetta dello Sport.

“Ju doni ta bëni përshtypje çdo ditë. Unë isha pak i befasuar që menjëherë hyra në zemrat e tifozëve të Rossonerëve, por ka kuptim duke pasur parasysh karakterin e njerëzve këtu. Ishte e lehtë të vendosesh, të gjithë ishin kaq miqësorë”.

“Seria A është si një Universitet për mbrojtësit. Unë jam duke u rritur dhe mësuar gjithçka që mundem”.

Tomori beson se Milani ende mund të luftojë për Scudetton, pavarësisht se qëndron gjashtë pikë pas Interit, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.

“Diferenca me Interin është e madhe, por nuk e shoh pse nuk duhet të besojmë në të deri në fund”, vazhdoi Tomori. “Kthimi në Ligën e Kmapionëve është një objektiv i shkëlqyeshëm”.

“Por, si lojtar, duhet të mendoni për qëllimin e madh dhe ne e dimë se mund të bëjmë diçka të veçantë”, ka shtuar më tej ai.

23-vjeçari ka luajtur shtatë herë në Serie A dhe tha se është i lumtur në Milano, ku vazhdon punën për t’u bërë një nga mbrojtësit më të mirë në botë. /Telegrafi/