LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa: Me zemër plotë jam krenare të them që festivali “Sunny Hill” vazhdon në shtëpinë e tij

Dua Lipa: Me zemër plotë jam krenare të them që festivali “Sunny Hill” vazhdon në shtëpinë e tij

“Sunny Hill Festival 2022” është rikthyer në Prishtinë, pas zhvendosjes së tij në Tiranë pak ditë më parë.

Në një deklaratë të përbashkët të Ministrisë së Kulturës, Komunës së Prishtinës dhe organizatorëve të “Sunny Hill” u konfirmua se festivali do të mbahet në Prishtinë më 4, 5, 6 dhe 7 gusht.


Megjithatë, festivali do të vazhdojë edhe në Tiranë më datën 26, 27 dhe 28 gusht, duke shënuar herën e parë të mbajtës së tij në kryeqytetin shqiptar.

Foto: Telegrafi

E lumtur për këtë është shprehur edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila në një postim në llogarinë e saj në Instagram u shpreh se ndihet krenare për faktin që “Sunny Hill” po rikthehet në shtëpinë e tij.

“Me një zemër plotë dhe e lumtur, jam krenare të them se është vendosur që festivali ynë “Sunny Hill” të vazhdojë në shtëpinë bazë të tij në 4,5,6,7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe tani do të bëjmë edhe 26, 27,28 gusht në Tiranë të Shqipërisë. Mezi presim t’ju shohim të gjithëve atje! Më shumë emra do të zbulohet së shpejti… Me dashuri Dua”, ka shkruar artistja për mbi 84 milionë ndjekësit e tij.

Ndërkohë, nuk dihet ende lokacioni i mbajtës së festivalit në Prishtinë këtë vit, që po rikthehet pas dy vitesh pauzë për shkak të pandemisë COVID-19.

Mbajtja e “Sunny Hill Festival 2022” në Prishtinë dhe Tiranë konfirmohet edhe nga Dua Lipa
Lexo po ashtu Mbajtja e “Sunny Hill Festival 2022” në Prishtinë dhe Tiranë konfirmohet edhe nga Dua Lipa

Tashmë janë bërë të ditur disa prej performuesve që do të jenë pjesë e festivalit, teksa është njoftuar se në ditë në vazhdim do të bëhen të ditur edhe emra të tjerë, në mesin e tyre edhe dy artistë të mëdhenj botëror. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori