Artistja shqiptare me famë botërore merr vëmendje me secilën paraqitje publike që bën.

Krahas një karrierë të suksesshme në arenën e muzikës ndërkombëtare, 26-vjeçarja njihet edhe për stilin e guximshëm dhe unik të veshjes.


Krijuesja e hitit “New Rules” e tillë erdhi edhe së fundmi, teksa ndau me miliona fansa në Instagram disa imazhe të reja, teksa shihet me një veshje plot stil.

Screenshot 2 23 Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova erdhi e veshur në një kombinim të veçantë nga materiali xhinse, bluzë të shkurtër, pantallona, çizme dhe çantë me po të njëjtën ngjyrë.

dualipa 275084526 493123395514283 5821656038335792578 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Veshën e ngjashme cila ia vinte në pah linjat joshëse të trupit, Dua e përshtati me aksesor dhe grim të theksuar, ndërsa nuk munguan mijëra komente dhe mbi një milion pëlqime sipër postimit.

dualipa 275214322 682532202881655 1475610367763898922 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Kujtojmë që në muajin shkurt artistja ka nisur turneun “Future Nostalgia”, koncertet e para po mbahen në Amerikë për të vazhduar më pas në Australi, Zelandën e Re dhe Evropë.

Ndryshe, së fundi një grup i zhanrit ‘reggae’ nga Florida i quajtur Artikal Sound System ngriti një padi kundër yllit për shkelje të të drejtave të autorit, duke pretenduar se ajo ka kopjuar hitin e saj "Levitating" nga kënga e tyre “Live Your Life”. /Telegrafi/