LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa do të jetë pjesë e albumit të katërt të Miley Cyrus, “Plastic Hearts”

Dua Lipa do të jetë pjesë e albumit të katërt të Miley Cyrus, “Plastic Hearts”

Miley Cyrus prej disa muajsh ka qenë duke u përfolur për një bashkëpunim me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.

Ajo ndau një fotografi të përbashkët në Instagram, ku dyshja u shfaqën së bashku në një studio muzikore në New York.


Krijuesja e hitit “Levitating” ka qenë e ftuar së fundmi në Zach Sang: Just the Interviews për të folur për projektin e saj të ri Studio 2054 dhe albumin e ri.

Sang e ka pyetur atë për bashkëpunimin me Miley Cyrus dhe më poshtë është e gjitha çfarë tha 25 vjeçarja:

Përse nuk është realizuar bashkëpunimi në mes Dua Lipës dhe Miley Cyrus?

Ky projekt nuk ishte dueti i parë i mundshëm midis Cyrus dhe Dua Lipës, teksa kjo e fundit shpjegoi pse të dy vajzat po presin për këngën e duhur.

“Ne duhej të bënim një këngë së bashku pak më parë dhe pastaj vendosëm që ajo të mos na përfaqësonte në të vërtetë”, tha Dua Lipa për Snag. “Kështu që ne donim të futeshim në studio dhe të punonim për diçka që ndihej shumë unike për ne dhe diçka që njerëzit nuk kishin dëgjuar nga ne më parë”.

Dua Lipa dhe Miley Cyrus (Foto: Instagram)

Dua Lipa do shfaqet në albumin e ri të Miley Cyrus

Dua Lipa konfirmoi se po bashkëpunon me Miley dhe se kënga e tyre do jetë pjesë e albumit të katërt të artistes amerikane, “Plastic Hearts”.

“Mendoj që kënga do të publikohet së shpejti”, tha ajo. Unë ia kam lënë asaj njoftimin, por mendoj që kjo këngë është një kombinim perfekt së bashku me stilet tona dhe kur do e dëgjoni ju do e kuptoni atë. Unë mendoj se isha në gjendje të ndërthurja vërtet lehtësisht veten në këtë botë që ajo po krijon dhe të bëhem pjesë e saj”.

Ato po ashtu kanë xhiruar një video së bashku.

“Ne kemi realizuar një video muzikore vërtet argëtuese dhe jam shumë e emocionuar që do e shihni atë”, shtoi Lipa.

Të punosh me Miley Cyrus

Dua Lipa thotë se ajo mbeti e befasuar nga puna me Cyrus kur realizoi këngën dhe të gjithë elementët përreth saj.

“Ishte vërtet e lehtë. Ajo është kaq e lehtë për të punuar dhe aq e hapur me idetë e saj. Unë mendoj se në atë kuptim, ne bashkëpunojmë, ishte një lëvizje e vazhdueshme nga ne thjesht duke dërguar ide dhe duke folur për mënyrën se si duam të duket, si duam të tingëllojë, si duhet të bëjmë për videon, me kë duhet të punojmë, kush do ta bëjë atë. Të gjitha këto gjëra, ka pasur një bashkëpunim të menjëhershëm. Ajo është vërtet e ëmbël dhe me këmbë në tokë dhe me të vërtetë argëtuese dhe e lehtë për tu punuar. Kështu që jam e ngazëllyer. Nuk do të jap më shumë gjëra”. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Kalo në kategori