Dua Lipa duket të jetë ballafaquar me një moment jo të lakmueshëm në Meksikë.

Artistja me prejardhje shqiptare gjatë ditë së djeshme (e diel), është sulmuar nga një fans i tërbuar, ku truproja saj menjëherë dolën në mbrojtje, shkruan Daily Mail.


Në pamjet e publikuara në rrjet, krijuesja e hitit “Don’t Start Now” shihet duke ecur në mes të një turme.

E rrethuar me truproja, një fans i saj duket të ketë sulmuar këngëtaren, teksa ajo në qetësi largohet për në veturë.

Sipas raportimeve, thuhet se Dua nuk është lënduar fare nga ngjarja që kishte ndodhur.

40761944 9387269 Scary Due Lipa was left unnerved on Saturday after frenzied fans m 19 1616374890404

Një burim për The Sun ka thënë: Dua shihej vërtetë e parehatshme. Faleminderit për sigurimin që largoi personat, sepse kush e di se çfarë kishte ndodhur.

Besohet se Dua ka udhëtuar për në Meksikë, pasi është duke bërë fotosesione për kampanjën e re të Yves Saint Laurent. /Telegrafi/

40761934 9387269 Protection She was knocked to the side as her security tried to  m 35 1616373468489