Ajo rregullisht shfaq trupin e saj të hollë, duke pozuar në veshje të ekspozuara.

Dhe Dua Lipa u lajmërua në Instagram të premten për të ndarë fotografitë e saj me bikini ngjyrë të zeza, teksa pozonte me shoqet e saj me rroba banje të përshtatshme ndërsa ishte në Shqipëri.


Ylli i popit, 25 vjeçe, tregoi fizikun e saj për t'u pasur zili nga çdo femër, teksa shijonte rrezet e diellit, shkruan DailyMail.

dualipa 232687262 4725782577461373 4225050566982516474 n

Dua e shijoi ditën e saj me shoqet: Sarah Lysander, Rosie Vira, Ella Jenkin, Jordyn Johnson dhe Vanessa Kodra, të cilat i etiketoi me krenari në postimin e saj në Instagram.

Këngëtarja zgjodhi që për aksesorë të vinte një unazë aqua dhe një palë syze portokalli.

dualipa 232602267 1932425210229411 360564082374734782 n

Dua ka lindur në Londër nga prindër shqiptarë kosovarë të cilët ikën nga konflikti dhe destabiliteti politik në Ballkan.

Këngëtari dhe modeli Anwar Hadid, 22 vjeç, filluan lidhje ne tyre në qershor të vitit 2019.

dualipa 232179927 817330785647133 2428521699611519859 n

Dua dhe vëllai më i vogël i Bella dhe Gigi Hadid u kanë dhënë fansave një pamje të romancës së tyre në rrjetet sociale që atëherë.

Duke folur për romancën e saj me Anwarin në revistën “Rolling Stone”, ylli tha: “Unë jam shumë komode në marrëdhënie, më shumë se të tjerët”.

dualipa 227684140 2288479627953544 5525934119885296975 n

Dua i tha revistës për postimet e përbashkëta të çiftit në rrjetet sociale: “Ne i kemi të gjitha këto kujtime dhe përvoja të jashtëzakonshme, dhe nëse ka diçka që duam të ndajmë së bashku, atëherë kjo është kënaqësi”.

Ajo shtoi: “Por në të njëjtën kohë, ne jemi mjaft privat - ne do t'ju tregojmë vetëm aq sa duam që ju të shihni”. /Telegrafi/