Dua Lipa ka kënduar ‘live’ këngën “The Hills” të kanadezit Abel Makkonen Tesfaye, që njihet me emrin artistik The Weeknd.

Ajo e interpretoi këngën “The Hills” në emisionin e mbrëmshëm të BBC Radio 1.


Dua Lipa ditë më parë ka paralajmëruar këngën e saj të re, pas suksesit që kishte me këngën “Be The One”, të cilën po ashtu e këndoi në emisionin e mbrëmshëm të BBC.

Ndryshe, këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar ditë më parë se është duke punuar në projekte të reja, të cilat do ti publikon muajve të ardhshëm . /Telegrafi/