LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa në festivalin amerikan me Red Hot Chili Peppers dhe Lana Del Rey (Foto)

Dua Lipa në festivalin amerikan me Red Hot Chili Peppers dhe Lana Del Rey (Foto)

Duket se tashmë rruga drejt suksesit për këngëtaren kosovare është e hapur.

Dua Lipa në faqen e saj zyrtare në llogarinë  e Instagramit ka publikuar një fotografi në formë të posterit të njërit prej festivaleve më të mëdha të muzikës në SHBA, “Lollapalooza”, duke bërë të ditur se edhe ajo vetë do të jetë pjesëmarrëse në këtë festival prestigjioz amerikan.


Lipa në të njëjtën skenë do të jetë me bendet e njohura si Red Hot Chili Peppers e Radiohead  si dhe këngëtaren, Lana Del Rey, transmeton Telegrafi.

“Po vij në ‘Lollapalooza’ në Chicago! Ejani, më gjeni dhe të festojmë”, ka shkruar Lipa në Instagram, ndërsa këngëtarja shqiptare para publikut amerikan do të paraqitet më 30 korrik, kur në program është edhe grupi i njohur “Red Hot Chili Peppers”.

Vlen të theksohet se edicioni i 25-të i këtij festivali do të mbahet prej 28 deri më 31 të muajit korrik dhe do të zhvillohet në Grant Park në Chicago të Illionoisit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Princi William tregon se si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

Princi William tregon se si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Kalo në kategori