LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa magjepsëse në ceremoninë e ‘Grammy Awards’ (Foto/Video)

Dua Lipa magjepsëse në ceremoninë e ‘Grammy Awards’ (Foto/Video)

Të dielën mbrëma në Los Angeles të Kalifornisë është zhvilluar një prej evenimenteve më të mëdha muzikore, ‘Grammy Awards’, ku kanë marrë pjesë yjet më të mëdha të muzikës botërore.

Aty nuk ka munguar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila është bërë pjesë e ceremonisë së madhe krahas kolegëve të saj të famshëm.


Lista e plotë e fituesve në Grammy
Lexo po ashtu Lista e plotë e fituesve në Grammy

Këngëtarja 21 vjeçare nuk ka qenë në konkurrim, porse rrugëtimi i saj për t’u bërë një yll botëror përcillet edhe me pjesëmarrje në ngjarje të tilla.

Dua kishte veshur një fustan të zi, të hapur në pjesën e shpinës, ndërsa përpara ia mbulonte vetëm pjesën e gjoksit.

Ajo dukej për mrekulli dhe nuk ka dyshim që u ka lënë përshtypje fansave të saj të shumtë.

Pjesëmarrjen e saj e ka dokumentuar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BQblxltguCR