Ajo duket se është në disponim të mirë pasi mori çmimin e 'këngës së preferuar Pop/Rock' në "AMA 2020".

Dua Lipa tashmë ka ngjallur edhe reagime të tjera, duke ndarë disa imazhe nga prapaskenat e evenimentit, shkruan Daily Mail.


Këto i ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ndërsa merrte poza tërheqëse para kamerës.

36050292 8982297 image a 26 1606231139121

25-vjeçarja është parë me një mini-fund që vëreheshin gurët shkëlqyes, me ç'rast i theksoheshin edhe tiparet e formësuara trupore.

Krijuesja e hitit "Break My Heart" arriti të magjeps edhe më shumë me bukurinë natyrale dhe grimin e rëndë.

36050296 8982297 image a 27 1606231141236

Përndryshe, pjesëmarrja e saj në "America Music Awards" ka mahnitur mijëra fansa, pasi interpretoi mrekullueshëm hitin "Levitating". /Telegrafi/

36050288 8982297 image a 28 1606231142952