Dua Lipa feston suksesin e klipit të "Love Again" me një darkë me Anwar Hadid

Ajo së fundmi ka qenë duke pasur sukses të madh në industrinë muzikore.
Dhe Dua Lipa nuk kishte tjetër si të festonte, përpos që të dilte në një darkë me të dashurin e saj, shkruan Daily Mail.
25-vjeçarja sapo lansoi klipin e këngës "Love Again", për të cilën u mbështet mjaft shumë nga admiruesit e muzikës së saj.

Ndërkohë, bukuroshja zgjodhi që të dalë në Nobu, teksa u fotografua menjëherë nga paparacit.
Këngëtarja u shfaq me një veshje unike, derisa flokët e gjata i kishte të kapura lart kokës.

Për këtë paraqitje Dua zgjodhi që të jetë pa makijazh, duke marrë kështu vëmendjen e gjithë audiencës.
Sidoqoftë kësaj, Lipa tashmë po renditet edhe në top listat e artistëve më të dëgjuar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/06/2021
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





























































