LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa emërohet bashkë-prezantuese e ‘Met Gala 2023’

Dua Lipa emërohet bashkë-prezantuese e ‘Met Gala 2023’
Dua Lipa në 'Met Gala 2019' (Foto: Dia Dipasupil/FilmMagic)

Është shpallur tematika e veshjes dhe bashkë-prezantuesit e tapetit të kuq në ‘Met Gala 2023’.

Tematika e veshjes së modës ekstravagante për vitin 2023 do të jetë ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’, duke i bërë dedikime stilistit kontrovers të modës, njoftoi Vogue, shkruan DailyMail.


‘Met Gala 2023’, e cila do të zhvillohet më 1 maj në Muzeun Metropolitan në New York City, do të ketë Penelope Cruz, Michaela Coel, Roger Federer dhe Dua Lipën si bashkë-kryesues, së bashku me Anna Wintour.

Dua Lipa në ‘Met Gala 2019’ (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue)

Revista “Vogue” njoftoi lajmin të mërkurën në mëngjes përmes rrjeteve sociale dhe uebsajtit të saj, se tema e vitit 2023 do të jetë ‘in honor of Karl (për nder të Karlit)’.

Karl vdiq më 19 shkurt 2019 në moshën 85-vjeçare pas komplikimeve të kancerit të pankreasit.

Dizajneri i modës shërbeu si stilist krijues për markat “Chanel”, “Fendi” si dhe brendin e tij.

Dua Lipa në ‘Met Gala 2019’ (Foto: Karwai Tang/WireImage )

Ai gjithashtu ka punuar me Chloe, Patou dhe Balmain gjatë karrierës së tij në modë.

E lumtur, Dua Lipa ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin se do të jetë bashk-kryesuese e eventit të rëndësishëm, ‘Met Gala 2023’.

“E emocionuar të njoftoj se jam një nga bashkë-prezantueset e ‘Met Gala 2023’ së bashku me Michaela Coel, Penelope Cruz, Roger Federer dhe Anna Wintour. Shihemi të hënën e parë të majit. ‘Met Gala 2023’ feston hapjen e ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’ dhe i siguron Institutit të Kostumeve burimin kryesor të financimit vjetor për ekspozita, botime, blerje, operacione dhe përmirësime kapitale”, ka shkruar Lipa në Instagram. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Kalo në kategori