LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa duket tërheqëse gjatë daljeve me të dashurin në Los Angeles, teksa tregohet e kujdesshme të bartë gjithnjë maskën me vete

Dua Lipa duket tërheqëse gjatë daljeve me të dashurin në Los Angeles, teksa tregohet e kujdesshme të bartë gjithnjë maskën me vete

Kohët e fundit ajo shënoi një moment historik në marrëdhënie me të dashurin e saj, Anwar Hadid, teksa luanin së bashku në klipi e saj të ri “Levitating”.

Dhe Dua Lipa shijoi një kohë cilësore me të dashurin e saj, ndërsa ata u nisën për darkë në Shtëpinë Soho të Malibusë të martën në mbrëmje, shkruan DailyMail.


Princesha e muzikës pop, 24 vjeçare, tërhoqi vëmendjen ndërsa u pa e veshur me një bluzë ku shkruhej fjala “flutur”, dhe mbante një maskë mbrojtëse për fytyrën përpara takimit me modelin 21 vjeçar.

Duke shfaqur sensin e saj të stilit tepër trendy, këngëtarja bëri që vëmendja e të gjithëve të ishte te pantallonat e saj, të cilat ishin të zbukuruara me dizajn fluturash.

Ylli me prejardhje shqiptare kishte vënë pak makijazh në fytyrën e saj, duke mos humbur pamjen e saj të freskët.

Anwar, ndërkohë, dukej gjithashtu atraktiv i veshur me një bluzë të zezë dhe këpucë të bardha të markës “Nike”.

Shëtitja e tyre e përbashkët vjen pak kohë pas raportimeve se Dua është zhvendosur në Los Angeles për të qenë më afër me vendësin Anwar në Kaliforni.

The Sun raportoi se interpretuesja e hitit “One Kiss” ka ndërruar shtet për të jetuar me partnerin e saj për shkak të frikës se ajo nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë sërish për shkak të pandemisë coronavirus.

Është pohuar se artistja me origjinë nga Kosova është zhvendosur në një pronë marramendëse në Beverly Hills afër familjes së Anwarit, përkundër faktit se rrethi i saj i brendshëm janë të gjithë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Një burim i tha The Sun: “Ishte e vështirë për të shkuarja në Sh.B.A. në radhë të parë dhe ajo e di se nuk do të jetë e lehtë të kthehet mbrapa, sepse ajo do të duhet të karantinohet për javë të tëra.

“Por ajo njeh shumë njerëz në Los Angeles, ashtu si Anwar, i cili ka jetuar atje në të kaluarën, kështu që ajo ndjehet optimiste atje”, ka thënë më tej burimi. /Telegrafi/