LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa dhe i dashuri i saj shfaqen me stil të çuditshëm, ndërsa shijojnë nga një akullore në Hollywood

Dua Lipa dhe i dashuri i saj shfaqen me stil të çuditshëm, ndërsa shijojnë nga një akullore në Hollywood

Ajo u sul në skenën e “Grammy Awards” me një performancë të lezetshme para se të merrte çmimin për “Albumin më të mirë të muzikës pop”.

Dhe Dua Lipa ofroi një paraqitje të shkurtër të barkut të saj të tonifikuar pas suksesit të saj në “Grammy Awards”, ndërsa shijoi një akullore me të dashurin e saj, Anwar Hadid të mërkurën.


Këngëtarja 25 vjeçare, veshi një bluzë të kaltër me xhinse të zeza, ndërsa drejtohej në dyqanin e akulloreve me modelen 21 vjeç, në perëndim të Hollywood, shkruan DailyMail.

Dua paraqiti një figurë të lezetshme të trupit, me bluzën e kaltër me prerje, të cilën e kishte kombinuar me një palë pantallona të zeza të rehatshme.

Interpretuesja e hitit “Levitating” mbante një çantë interesante në duar, e cila në printimin e saj shfaqte një imazh të dy femrave që donin të putheshin.

Ndërkohë, i dashuri i saj Anwar shfaqi sensin e tij tërheqës të stilit, i veshur me një palë pantallona me printe me figura në ngjyrat blu dhe të verdhë, ndërsa kishte veshur një xhup me logo në pjesën e sipërme.

Të martën Dua e vlerësoi ‘të dashurin e saj si një engjëll’, pasi ai organizoi një festë befasi për të shënuar triumfin e saj më të fundit në “Grammy”.

Dua dukej tejet tërheqëse në këtë festë, e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë argjendi.

Ylli me prejardhje shqiptare ishte e nominuar gjithsej për gjashtë çmime në “Grammy Awards 2021”, ndërsa arriti të fitojë vetëm një prej tyre.

Duke marrë çmimin e saj në skenë, Dua u shpreh: “Oh Zoti im. Uau, faleminderit shumë. Kjo është çmenduri”.

“Future Nostalgia [i referohet albumit] do të thotë bota absolute për mua dhe ka ndryshuar jetën time në shumë mënyra”, tha ajo.

“Dhe unë jam shumë mirënjohëse dhe e nderuar sepse lumturia është diçka që të gjithë e meritojmë dhe kemi nevojë në jetën tonë”, theksoi Lipa. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

“Dëgjova rrëfimet e njerëzve që humbën familjarët e tyre”, Dua Lipa flet për ndikimin e luftës në Kosovë

Magazina
Kalo në kategori