LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa: Asnjë refugjat nuk largohet nga vendi i tij pa u detyruar

Dua Lipa: Asnjë refugjat nuk largohet nga vendi i tij pa u detyruar
(Foto: Getty Images)

Gjatë një interviste për The Guardian, Dua Lipa ka folur për origjinën e saj, krizën e refugjatëve dhe ndikimin e ‘Brexit-it’ dhe Donald Trumpit në peizazhin gjeopolitik modern.

Fillimisht, ajo ka treguar rreth refuzimit të gjyshit të saj për të pranuar okupimin e Kosovës nga Serbia. Dukagjin Lipa (babai i Duas) është djali i historianit Seit Lipa, i cili në vitet e nëntëdhjeta ishte drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës. Kur konflikti nisi edhe në Kosovë, karriera e tij mori fund.


(Foto: Getty Images)

“Kur serbët erdhën, ata kërkonin që shumë historianë ta rishkruanin historinë e Kosovës. Ta ndryshonin – duke thënë se Kosova ishte gjithmonë pjesë e Serbisë dhe asnjëherë pjesë e Jugosllavisë. Ndërsa gjyshi im ishte një nga ata që refuzuan ta bënin këtë, prandaj mbeti pa punë, sepse nuk deshi të shkruante një histori, e cila nuk ishte e vërtetë për të”, ka rrëfyer këngëtarja.

Të gjitha lajmet për DUA LIPËN
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për DUA LIPËN

Në vitin 1992, Dukagjini dhe Anesa (nëna e Duas) kërkuan strehim në Londër, derisa prindërit e tyre mbetën në Kosovës dhe në Bosnje e Hercegovinë (nëna e Anesës është boshnjake).

Seit Lipa vdiq në vitin 1999, në vitin kur përfundoi lufta në Kosovë. “Ai pati infarkt në zemër. Dhe duke qenë se kufijtë ishin të mbyllur, babai im nuk ka mundur të shkojë ta vizitojë”, ka treguar Dua.

Seit Lipa (Foto: KultPlus)

Këngëtarja ka lindur në Londrën veriperëndimore në vitin 1995. “I kam parë prindërit e mi duke punua çdo ditë”, citon The Guardian fjalët e Duas dhe më tej thuhet se babai saj në Kosovë deshi të bëhej dentist, kurse nëna avokate. Largimi drejt Londrës u dha fund planeve të tyre, prandaj ata u desh të punonin si kamerierë në kafe dhe bare të ndryshme. Në mbrëmje, babai i saj ndiqte kurse biznesi, kurse nëna e këngëtares merrte trajnime për udhëtime dhe turizëm. “Kur unë shkoja në shkollë, edhe ata shkonin në shkollë”, janë fjalët e 22-vjeçares.

rents

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on Mar 25, 2018 at 12:20am PDT

Gjatë intervistës, gazetari e ka pyetur në lidhje me politikat e Trumpit ndaj mbylljes së kufijve dhe frikës së Britanisë së Madhe nga refugjatët dhe tërheqjes nga BE (të njohur si Brexit).

“Ti e kupton në nivel personal se asnjë refugjat nuk largohet nga vendi i tij pa u detyruar “, janë fjalët e Lipës në lidhje me refugjatët, ndërsa sa i përket Brexit-it ka thënë: “Unë e kuptoj sa e rëndësishme është për Kosovën dhe kosovarët të qenit pjesë e BE-së, sa rëndësi ka për ta që të jenë pjesë e diçkaje të tillë. Prandaj (Brexit-i) është zemërthyes”.

Derisa kur i komenton veprimet e Trumpit, lë të kuptohet se është mbesa e një historiani: “Dikur më vonë do të jemi në gjendje ta kuptojmë qartë, kur vëmë dikë në fuqi si Trumpi, se ku kemi gabuar. Dhe shpresoj të kemi kuptuar mësuar kjo”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori