Dronët ukrainas godasin qendrën komanduese të FSB-së në qendër të Donetskut

Operatorët ukrainas të dronëve kanë arritur të eliminojnë 27 pjesëtarë të FSB-së ruse në Donetskun e pushtuar.
Operacioni u krye nga specialistë të inteligjencës ukrainase në bashkëpunim me luftëtarët e njësisë së Azovit, transmeton Telegrafi.
Ata goditën një qendër komanduese të FSB-së ruse në Donetskun e pushtuar.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin momentin kur droni kamikaz godet objektin, brenda të cilës gjendeshin operativët e FSB-së.
E nga ky sulm sipas ukrainasve janë vrarë 27 pjesëtarë të inteligjencës ruse që vepron në Ukrainë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 hour ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































