LAJMI I FUNDIT:

Drogba zgjedh favoritin e tij për ta fituar Topin e Artë

Drogba zgjedh favoritin e tij për ta fituar Topin e Artë

Didier Drogba ka zgjedhur Sadio Manen e Liverpoolit si favoritin e tij për ta fituar Topin e Artë për këtë vit.

Senegalezi është në listën e ngushtë prej 30 lojtarëve për ta fituar çmimin më të madh individual për një lojtar, pas formës së mirë që tregon te Liverpooli në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve, derisa paraqitje të mirë kishte edhe për kombëtaren.


27-vjeçari është në listë së bashku me gjashtë lojtarë të tjerë të The Reds, mirëpo Drogba mendon se është pikërisht Mane që e meriton këtë trofe.

“Favoriti për Topin e Artë? Për mua është Sadio Mane. Suksesi i tij ishte në Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, dhe në Kupën e Afrikës”, ka thënë legjenda e Chelseat.

“Çfarë bën ai në Ligën Premier, ka pak lojtarë që mund ta bëjnë atë gjë. Do të ishte një gjë fantastike nëse ai arrin ta fitojë çmimin”.

Silva zgjedhë favoritin e tij për ta fituar Topin e Artë
Lexo po ashtu Silva zgjedhë favoritin e tij për ta fituar Topin e Artë

“Madje edhe Mohamed Salah apo Pierre Emerick-Aubameyang nuk janë larg, pasi janë duke e ngritur nivelin e tyre në çdo sezon”, ka shtuar më tej Drogba.

Deri më tani, favoritë për ta fituar Topin e Artë janë, Lionel Messi, Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori