LAJMI I FUNDIT:

Drita pret Gjilanin në derbin më të madh në Kosovë, por që do të jetë i varfër pa praninë e tifozëve

Drita pret Gjilanin në derbin më të madh në Kosovë, por që do të jetë i varfër pa praninë e tifozëve

Dy ndeshjet që zhvillohen sot në Gjilan e Mitrovicë do të mbyllin xhiron e gjashtë të Superligës, ku vëmendja do të jetë në derbin lokal mes Dritës dhe Gjilanit.

Në fakt, do të jetë një derbi i çuditshëm për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, por gjithsesi në momentin kur bardhekaltërit dhe bardhekuqët zbresin në fushën e lojës atëherë rrethanat s’do të vlejnë më.


Drita futet në derbi pas tri fitoreve në tri ndeshjet e para, ku ka grumbulluar nëntë pikë, një më shumë se Gjilani që ka luajtur dy ndeshje më tepër.

Në këtë pikë, forma aktuale favorizon kampionin e Kosovës, por edhe skuadra e Gentjan Mezanit do japë maksimumin për të marrë pikët e plota, që është rruga e vetme për të dalë mbi rivalin lokal në renditje.

Si rrallë herë më parë, derbi lokal mes Dritës dhe Gjilanit do të jetë pa praninë e tifozëve, ku dy tifo grupet e qytetit të Gjilanit dhurofshin spektakël në tribina.

Për herë të parë në histori ky derbi do të drejtohet nga gjyqtarë gjilanas. Kryesori do ta ketë Mervan Bejtullahu, i cili do të shoqërohet nga asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani, ndërkohë Shpëtim Murtezi do jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Ndeshja tjetër e ditës luhet ndërmjet dy prej tre kampionëve të fundit të Kosovës, Trepçës ’89 dhe Feronikelit.

Mitrovicasit vijnë pas humbjes së papritur në Pejë ndaj Besës, ndërsa në shtabin teknik të ekipit nga Drenasi debuton Klodian Duro, andaj mbetet për t’u parë reagimi i “industrialistëve” nën drejtimin e teknikut nga Shqipëria.

Derbin lokal mes Dritës dhe Gjilanit e gjykon Mervan Bejtullahu, derisa takimin në “Riza Lushta” e gjykon Besfort Kasumi.

Ndeshja në Gjilan fillon prej 13:30, ndërsa ajo në Mitrovicë 30 minuta më vonë, prej 14:00. /Telegrafi/

SUPERLIGA

E diel:

13:30 Drita – Gjilani
Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Fatlum Jashari, Hekuran Osmani, Shpëtim Murtezi.

14:00 Trepça ’89 – Feronikeli
Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Alban Shala.

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori