LAJMI I FUNDIT:

Drita vazhdon sigurt si lider – fiton si mysafir i Drenicës

Drita vazhdon sigurt si lider – fiton si mysafir i Drenicës
Foto: KF Drenica/Facebook

Drita e ka mposhtur Drenicën në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës me rezultat 3-0.

Kampioni në fuqi e filloi mjaftë mirë takimin duke rrezikuar fillimisht me anë të Bujar Shabanit në minutën e 28-të, por goditja e tij përfundoi jashtë porte.


Nga ky presion i lartë, skuadra gjilanase ia arriti qëllimit, pasi në minutën e 45+1-të shënoi me anë të Almir Ajzerajt, që përfitoi nga një harkim i Ardian Limanit.

Pjesa e dytë ishte edhe më dinamike nga Drita, që e dyfishoi epërsinë me anë të Fidan Gërbeshit (48’), që realizoi nga penalltia.

Skuadra mysafire nuk u ndal me kaq dhe arriti të realizonte edhe një herë.

Ishte Betim Haxhimusa, ai që e vulosi fitoren e kampionit në fuqi me golin e shënuar në minutën e 90-të.

Pas javës së 17-të, Drita vazhdon të jetë lider me 39 pikë, derisa Drenica mbetet në vendin e tetë me 18 sosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori