LAJMI I FUNDIT:

Drita dhe Gjilani gati për derbin e madh – një përballje për titull që mund të diktojë rrugën e të dyja skuadrave

Të dy skuadrat janë duke i kryer përgatitjet e fundit para ndeshjes së madhe që do të zhvillohet të enjten nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Gjilani deri më tani ka dy fitore nga përballjet direkte, ndërsa në këtë ndeshje vjen me formë më të mirë se rivali lokal.

Drita ka dy humbje në dy ndeshjet e fundit në Superligë, ndërsa Gjilani një fitore dhe një barazim.

Gjilani është i dyti në renditje me 46 pikë, ndërsa Drita është e treta me 41 pikë.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu beson që derbi do të jetë pika e kthesës

Timonieri i Dritës, Ardian Nuhiu, derbin e konsideron si ndeshje të rëndësishme, por edhe të veçantë dhe speciale.

“Realisht një ndeshje shumë e rëndësishme. Gjithashtu e veçantë dhe speciale. E rëndësishme për shkak se vijmë pas dy humbjeve, e rëndësishme pasi duhet të rikuperojmë pikët e humbura, apo shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit që të jemi në garë për titull deri në fund. Shumë e rëndësishme që ndeshja të fitohet”.

“E veçantë dhe speciale nuk diskutohet për shkak të rivalitetit, tifozëve tanë të cilët e kanë me shumë dëshirë. Unë personalisht mendoj që futbollistët tanë do të bëjnë maksimumin, për të mos thënë më shumë se maksimumin që ta fitojnë këtë ndeshje”, ka thënë fillimisht Nuhiu për Telegrafin.

Timonieri i Dritës thotë se skuadra e tij nuk është në presion, edhe pse ka humbur dy ndeshjet e fundit në kampionat, por edhe dy ndeshjet në derbi.

“Presion është çdo ndeshje. Kemi humbur dy ndeshje në derbi me kundërshtarin Gjilanin. Në asnjë moment kur i merr dhe i sheh dhe i analizon ndeshjet, mënyrën se si kemi luajtur dhe si kemi humbur, të dhemb për shkak të rezultatit, por në asnjë moment kundërshtari nuk ka qenë më lartë se ne”, deklaroi ai.

Nuhiu u premton Intelektualëve angazhim dhe pret përkrahjen e tyre për këtë ndeshje.

“Tifozët nuk diskutohen. Në çdo ndeshje derbi, përgatitemi për ta fituar. Premtoj maksimumin nga skuadra, të jemi të gjithë të bashkuar, si asnjë herë më parë, pasi kemi nevojë për mbështetjen e tyre në këtë ndeshje. Asnjë herë nuk ka munguar përkrahja e tyre sidomos në këtë ndeshje. Premtoj që djemtë do të bëjnë maksimumin dhe do të jetë pika kthesë e skuadrës tonë për të vazhduar drejt objektivit tonë”, ka deklarua Nuhiu për Telegrafin.

Tutje trajneri shkupjan shtoi se Ron Broja ka pasur një shqetësim, por ende nuk është vendosur për të, ndërsa Ilir Blakoqori do të rikthehet për këtë ndeshje.

Ismet Munishi: Skuadra është optimiste

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi flet për derbin, duke thënë se skuadra është optimiste për ndeshjen derbi.

“Normalisht që ne edhe në derbin e tretë, por edhe në çdo ndeshje shkojmë për fitore. Më gëzon fakti që kemi 20 ndeshje pa humbje. Skuadra është mirë, vijmë nga një moment i mirë dhe e presin derbin e tretë më shumë optimizëm”, ka thënë fillimisht Munish për Telegrafin.

Trajneri i njohur ka thënë se derbi ndikon në rrugën drejt titullit, por ka edhe shumë ndeshje deri në fund.

“Ndikon për titull, por kampionati është akoma i gjatë, ka ndeshje mjaftueshëm,  por ndikon për titull. Nuk guxojmë të largohemi shumë nga rivali që është lider”, deklaroi Munishi.

Ai tutje flet për stadiumi ku zhvillohet ndeshja, duke thënë se nuk i plotëson kushtet, as për lojë, por as për shikues dhe mysafirë, duke shpresuar që të rregullohet sa më parë.

“Stadiumi nuk i plotëson kushte për një derbi të tillë. Është mëkat që është zvarritur kaq shumë puna e stadiumit. Unë shpresoj që të merren masat që stadiumi të rregullohet sa më shpejtë, pasi Derbi i Anamoravës është një derbi interesant, atraktiv dhe vlen shumë për futbollin e Kosovës”.

“Në derbi ka mysafir nga mbarë shqiptaria, vijnë menaxher të huaj, kështu që ky stadiumin na penalizon edhe për shfaqje në fushë, por edhe për mysafirë. Është vështirë që të organizohet ndeshja, pasi kushtet janë minimale. Shpresoj që stadiumi të rregullohet edhe derbi të zhvillohet në kushte të mira, në kushte që e meritojnë këto dy skuadra, pasi që këto vite e fundit e thonë fjalën kryesore në futbollin tonë”, deklaroi Munishi.

Ismet Munishi para ndeshjes iu premton Skifterave, luftë në fushë me nder dhe krenari: “Si gjithomon angazhim maksimal, disilpinë dhe lojë”.

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani u bën thirrje tifozëve që të jenë në stadium

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani, thotë se nuk varet shumë forma para derbit, pasi motivi është shumë i madh para këtyre ndeshjeve.

“Motivi para derbi është gjithmonë i njëjtë, pa marr parasysh a vjen nga humbja, apo nga rezultatet siç kanë qenë këto të fundit jo pozitive. Kur kemi të bëjmë me derbin është motivi shumë i madh dhe luftohet për fitore dhe krenari të qytetit”, deklaroi ai.

Ndeshjet e fundit i konsideron si moment të keq dhe pret mbështetje të tifozëve.

“Po siç e kam thanë moment më i vështirë ka qenë këto dy ndeshje dhe tifozët nuk janë të lumtur, mirëpo ne në këtë kohë kemi nevojë për tifozët. Kur rezultatet nuk ecin, mbështetja e madhe e tifozëve mund ta bëjë që skuadra të vijë te këndellja. Presim që ‘Intelektualët’ të jenë në numër të madh, siç kanë qenë gjithmonë, që të na japin një shtytje”, deklaroi ai.

Humbjet në dy derbi e parë nuk i sheh si presion, mirëpo thotë se tri humbje radhazi nuk ka ndodhur kurrë.

“Nuk na vë në presion në ndeshjen e së enjtes. Mirëpo askush nuk dëshiron ti humb tri ndeshje dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë për Dritën. Nëse i humb tri derbi është shumë e rëndë për tifozët dhe për ne”, deklaroi ai.

Armend Halili: Jemi në formë, nuk mendojmë për humbje

Njëri prej lojtarëve më të mirë të Gjilanit dhe kampionatit aktual, mbrojtësi Armend Halili thotë se nuk e mendojnë humbjen në derbi.

“Jemi në formë shumë të mirë, nuk mendojmë për humbje. Me përkrahjen e tifozëve tanë do të marrim edhe një fitore”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori