LAJMI I FUNDIT:

Drenica synon vetëm tri pikë ndaj Ulpianës, formacionet zyrtare

Drenica synon vetëm tri pikë ndaj Ulpianës, formacionet zyrtare

Drenica dhe Ulpiana kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në BKT Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të lipjanasve në takimin i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” nga ora 15:00.


Ekipi i Tahir Lushtakut është në formë jo të mirë me vetëm një fitore nga pesë ndeshjet e fundit, por barazimi ndaj Prishtinës në takimin e fundit ka ngritur moralin e ekipit që lufton vetëm për tri pikë sot.

Në anën tjetër, ekipi i Fadil Ademit ka katër humbje radhazi, por synon rezultat pozitiv pasi ende është matematikisht në garë për pozitën e barazhit apo mbijetesën.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Drenica: Shala; Lushtaku, Jashari, Bejta, Veliqi; Gashi, Thaqi; Mëziu, Hamiti, Abazi; Zabërgja; 

Ulpiana: Ajeti; Musliu, Shkalla, Makolli; Rapuca, Emini, Shala, Avdulli; Qerimi; Iran, Selimi;   

/Telegrafi/