LAJMI I FUNDIT:

Drenica me fitore të thellë ndaj KEK-ut në udhëtim

Drenica me fitore të thellë ndaj KEK-ut në udhëtim

Drenica ka bërë një hap tjetër drejt mbijetesës duke siguruar fitore të thellë në udhëtim te KEK-u me rezultat 5-1.

Dy skuadrat zhvilluan lojë intensive, me Drenicën që shpejt gjeti dy golat, së pari me Abazin e më pas me Kreshnik Ukën në minutën e 13-të.


KEK-u u kthye në lojë me një gol nga Isa Eminhaziri në minutën e 37-të.

Në fillim të pjesës së dytë erdhën dy gola të shpejtë nga Drenica në minutën 54 dhe 58.

Në fund vetëm u konfirmua rezultati përfundimtar prej 5-1 (86’).

Me këtë fitore Drenica ka 33 pikë, pesë pikë larg vendit të nëntë që mbahet nga Flamurtari e që çon në barazh. /Telegrafi/