LAJMI I FUNDIT:

Drenica befason Besën, triumfon në Pejë

Drenica befason Besën, triumfon në Pejë

Drenica ka shkaktuar një befasi në javën e tetë të Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Skënderaj ka triumfuar në udhëtim tek Besa e Pejës me rezultat 0-2.

Pejanët e nisën mirë ndeshjen duke rrezikuar në dy raste me Fatlum Gashin por pa arritur të shënojnë.

Ishte Visar Berisha i Drenicës që kaloi ‘Kuqezinjtë’ në epërsi në minutën e 27-të.

Vetëm tre minuta më vonë, Drenica mbeti me një lojtar më pak pasi Dukagjin Gashi u ndëshkua me karton të kuq.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1.

Kur pritej rikthimi i Besës pasi ishte në epërsi numerike një gjë e tillë nuk ndodhi.

Drenicasit përsëri shënuan pasi kishte kaluar një orë lojë nëpërmjet Enis Zabërgjes.

Pas kësaj fitore, Drenica ngritët në pozitën e nëntë në tabelë me 10 pikë të tubuara, ndërsa Besa në të 10-tën me një pikë më pak.

Ndeshjen e radhë Drenica e luan në shtëpi me Vllazninë e Pozhoranit, ndërsa Besa udhëton në Mitrovicë për tu përballur me kampionin Trepçën ’89. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Premier League
Legjenda e Real Madridit merr pozitë të rëndësishme te Al Nassr

Legjenda e Real Madridit merr pozitë të rëndësishme te Al Nassr

La Liga
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bundesliga
Befasia e afatit kalimtar veror, Julian Alvarez mund të transferohet tek gjiganti i La Ligas

Befasia e afatit kalimtar veror, Julian Alvarez mund të transferohet tek gjiganti i La Ligas

La Liga
Joan Laporta thyen heshtjen - zbulon arsyen e vërtetë pse e shkarkoi Xavin

Joan Laporta thyen heshtjen - zbulon arsyen e vërtetë pse e shkarkoi Xavin

La Liga
Klopp nis një jetë të re pas largimit nga Liverpooli - bëhet pjesë e një projekti të madh

Klopp nis një jetë të re pas largimit nga Liverpooli - bëhet pjesë e një projekti të madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori