LAJMI I FUNDIT:

Dren Abazi shënon dhjetë vjetorin e karrierës me një koncert të madh në Gërmi

Dren Abazi shënon dhjetë vjetorin e karrierës me një koncert të madh në Gërmi

Dhjetë vite më parë Dren Abazi themeloi së bashku me miq muzikantë Zig-Zag Orchestrën. Viti 2008 ishte një sukses i jashtëzakonshëm për të, që shumë shpejt do të bëhej një portret i njohur edhe për publikun shqiptar.

Pas shumë vitesh ai po kthehet në Prishtinë, me një koncert të shumëpritur me 12 korrik. Këngëtari Dren Abazi bashkë me Zig Zag Orchestra do t’i sjellin publikut një koncert të madh në amfiteatrin e Gërmisë.


Në emisionin “PasDite” me Donika Hysenin në RTV Dukagjini, këngëtari i shumë hiteve ka shpalosur detaje nga kjo ngjarje e madhe e muzikës në Kosovë.

Abazi thotë se organizimi i një koncerti të madh në një vend ku nuk ka traditë për ngjarje të tilla ka qenë mjaft i vështirë.

Ai thotë se ka pasur organizime në Tiranë e Shkup por jo edhe në Prishtinë, dhe këtë vonesë ai thotë se e ka bërë jo nga dëshira por nga mungesa e një salle koncertuale.

Këngëtari thotë se në koncertin që do të mbahet këtë të premte me 13 korrik në amfiteatrin e Gërmisë, do të performoj ai bashkë me bendin Zig Zag Orchestra por jo vetëm kaq. Instrumentistët më të mirë nga Tirana gjithashtu do të jenë prezentë në këtë koncert madhështorë.

Abazi ka treguar se biletat mund të gjenden në disa nga lokalet më të njohur të Prishtinës por edhe në kioskun informativ që gjendet në sheshin “Zahir Pajaziti”./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori