LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e KOK-ut u pritën nga ministri Mustafa, Policia e Kosovës së shpejti me federatë dhe klube

Drejtuesit e KOK-ut u pritën nga ministri Mustafa, Policia e Kosovës së shpejti me federatë dhe klube

Në vazhdën e takimeve me ministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, sot janë pritur nga ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa.

Hasani duke falënderuar ministrin Mustafa për takimin, e përgëzoi për punën e Policisë së Kosovës.


Edhe ministri Mustafa përgëzoi presidentin Hasani për të arriturat në fushën e sportit, me theks të veçantë suksesin e fundit në Lojërat Evropiane Minsk 2019, ku u fituan tri medalje.

Gjatë bashkëbisedimit të dyjat palët u pajtuan për shumë pika me interes të përbashkët.

Drejtuesit e KOK-ut kërkuan që të formohen klubet sportive brenda Policisë së Kosovës, në të gjitha komunat dhe njësitet e Policisë, si dhe formimin e Federatës Sportive të Policisë së Kosovës, që do t’i hapte rrugë aplikimit për anëtarësim në Federatën Evropiane dhe Ndërkombëtare të Sporteve të Policisë.

Ashtu si me ministrat tjerë, u kërkua edhe nga ministri Mustafa punësimi i sportistëve elitarë dhe trajnerëve në Policinë e Kosovës.Bashkëpunimi intensiv dhe i planifikuar për aktivitete të përbashkëta mes KOK-ut-MPB-së dhe Policisë së Kosovës, siç janë Dita Olimpike, Festivali Sportiv për Parashkollorët, Dita Ndërkombëtare e Sportit dhe Ambientit, Dita Botërore e Ecjes, etj, ishte një tjetër temë diskutimi.

Ministri Mustafa dhe ekipi i tij, shprehën falënderimin për idetë e propozuara, njëherit konfirmuan gatishmërinë për të gjetur modalitetet më të përshtatshme në përputhje me legjislacionin dhe procedurat në fuqi.

Të dyja palët u pajtuan që pa vonesë të themelohen grupet punuese nga të dy palët për ta hartuar një memorandum bashkëpunimi me qëllim të thellimit të bashkëpunimit institucional midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori