LAJMI I FUNDIT:

Drejtoria e Doganave të RMV-së: Parandalohet kontrabandë dhe tentim për eksport ilegal të mallrave në vlerë prej rreth gjysmë milioni denarë

Drejtoria e Doganave të RMV-së: Parandalohet kontrabandë dhe tentim për eksport ilegal të mallrave në vlerë prej rreth gjysmë milioni denarë

Parandalimi i tentativës për kontrabandë dhe shmangia e detyrimeve doganore për produkte në vlerë prej 273 mijë denarë, si dhe tentim për eksport të kundërligjshëm të mallit në vlerë prej 192 mijë denarë, zbuluar gjatë kontrollit të automjeteve kargo në hyrje dhe dalje nga shteti gjatë javës së kaluarës. Në të njëjtën kohë, u parandalua kontrabanda e 100 shisheve Helih plus kolagjen që një udhëtar donte t’i sillte ilegalisht në vend.

Në rastin e parë, një importues ka dashur t’i shmanget detyrimeve doganore për produkte në vlerë prej 273 mijë denarë, të cilat ka tentuar t’i kontrabandojë mallin që ka deklaruar për doganë importuese. Qëllimi është penguar nga një ekip mobil i Departamentit për kontroll dhe hetime, i cili gjatë kontrollit të një automjeti mallrash në njësinë doganore Kumanovë ka konstatuar mall të tepërt, 500 metra katrorë laminat dhe 43 mobilie.


Në rastin e dytë, në vendkalimin kufitar Qafë Thanë është parandaluar tentim për eksportim të paligjshëm të një numri të madh të pjesëve të veturave në vlerë prej rreth 200 mijë denarë gjatë kontrollit të një automjeti mallrash, drejtuesi i të cilit ka deklaruar se mjeti është bosh dhe se nuk ka asgjë për të raportuar. Në kabinën e mjetit, në hapësirën ndërmjet sediljeve, nën sediljet e shoferit dhe të pasagjerit, në ndarjet në kabinë dhe ndarjet e dyerve të majtë dhe të djathtë, janë fshehur 241 copë autopjesë të ndryshme për të cilat shoferi nuk ka poseduar asnjë dokument.

“Në të njëjtën kohë, doganierët e Qafë Thanë parandaluan edhe kontrabandën e 100 shisheve me kolagjen që një shtetas shqiptar dëshironte të sillte në vend pa i raportuar. Ato u zbuluan në tre çanta të zeza që pasagjeri i kishte fshehur në çantën e shpinës. Në të gjitha rastet malli është konfiskuar, ndërsa kundër të paraqiturve është ngritur kallëzim penal”, thonë nga Drejtoria e Doganavae të RMV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori