LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i Werderit zbulon gjithçka rreth ofertave për Milot Rashicën

Drejtori sportiv i Werderit zbulon gjithçka rreth ofertave për Milot Rashicën

Milot Rashica është bërë njëri nga lojtarët më të përfolur për afatin kalimtar veror.

Ylli kosovar pritet të largohet nga Werder Bremen, pasi shumë skuadra kanë shprehur interesim për të.


RB Leipzig, Borussia Dortmund e Schalke 04 e duan në Bundesliga, teksa skuadrat si Liverpool, Aston Villa, Southampton, West Ham United apo Wolves në Angli.

Megjithatë të gjitha skuadrat kanë shprehur vetëm interesim për lojtarin dhe ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare.

Së paku kështu ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit gjerman Werder Bremen, Frank Baumann.

“Deri në këto momente asnjë skuadër nuk ka bërë ofertë zyrtare për Rashicën me të cilën do të merreshim”, ka deklaruar Baumann për NDR2.

Megjithatë Baumann ka deklaruar se e di që lojtarët si Rashica janë në listën e klubeve të mëdha.

“Unë pres që tregu i transferimeve të hapet më vonë për shkak të krizës që ka kapluar klubet nga coronavirusi”.

“Megjithatë e di që lojtarët si Miloti janë në listën e skuadrave të mëdha që luajnë rregullisht në Ligën e Kampionëve”, u shpreh Baumann.

Rashica ka një klauzolë largimi prej 38 milionë eurove, që vlen vetëm për skuadrat jashtë kufijve të Gjermanisë.

Megjithatë në rast se Werder Bremen bie nga Bundesliga, atëherë vushtrriasi ka një tjetër klauzolë që e lejon largimin e tij për 15 milionë euro.

23-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 24 ndeshjet zyrtare të Werderit këtë edicion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori