LAJMI I FUNDIT:

Drejtori Ekzekutiv i Bankës Botërore për Kosovë viziton kompaninë Viva Fresh Store

Drejtori Ekzekutiv i Bankës Botërore për Kosovë viziton kompaninë Viva Fresh Store

Menaxhmenti i kompanisë Viva Fresh Store sot priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Kosovë, Hayrettin Demircan.

Gjatë takimit, zv. drejtori i kompanisë Korab Hoxha mes tjerash e njoftoi Demircan për projektet strategjike dhe zhvillimore në zgjerimin e kompanisë brenda dhe jashtë Kosovës.

Po ashtu, Demircan u njoftua edhe për përkrahjen dhe mbështetjen Viva Fresh Store vazhdon ta ofrojë ndaj prodhuesve vendor në zhvillimin e tyre, promovimin dhe krijimin e hapësirave të volitshme për shitje, në gjithë rrjetin e marketeve të kompanisë brenda dhe jashtë vendit.

Pas takimit, Demircan së bashku me menaxhmentin e Viva Fresh Store, vizituan edhe hapësirat e Qendrës së Logjistikës për të parë më nga afër teknologjinë e fundit të sistemeve më inovative dhe efikase të menaxhimit Smart.