LAJMI I FUNDIT:

Drejtorët e të gjitha ISHP -ve në mbështetje të Filipçes, nuk pranojnë dorëheqjen e tij

Drejtorët e të gjitha ISHP -ve në mbështetje të Filipçes, nuk pranojnë dorëheqjen e tij

Drejtorët e institucioneve publike shëndetësore (ISHP) në vend i dërguan një letër kryeministrit Zoran Zaev duke thënë se ata nuk pranojnë dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe nënvizojnë se i japin mbështetje të pa rezervë për të qëndroj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

“I nderuar kryeministër, në kulmin e valës së katër të pandemisë me koronavirus, ku numrat e pacientëve të hospitalizuar dhe për fat të keq edhe të viktimave nuk kanë të ndalur, dhe kur i gjithë sistemi shëndetësorë po lufton jo vetëm me koronën, por edhe më të gjitha sëmundjet tjera kronike, na ndodhi një tragjedi e madhe. Tetova na ka prekur të gjithë neve, para së gjithash si njerëz, mjekë dhe si menaxher të institucioneve shëndetësore në shtetin tonë. Nuk jemi imunë ndaj dhimbjes për jetët e humbura, edhe pse punojmë në sistem ku çdo ditë shpëtohen dhe shuhen jetë njerëzish. Dhimbën e bartim me vete. Edhe Tetova është dhimbje për të gjithë ne. Shprehim ngushëllime të sinqerta deri tek familjarët dhe të afërmit e viktimave”, thuhet në letrën e drejtorëve.


Pandemia nënvizojnë ata në letër, akoma po vazhdon ndërsa spitalet janë të stërmbushur me pacientë.
Potencojnë se për momentin 1112 pacientë me simptoma të rënda po shërohen në Covid qendrat, rreth 30 pacient janë në respirator, ndërsa afro 700 në oksigjeno-terapi.

“30 pacientë sot po luftojnë për jetë. Po kurohen në sistem të cilin e vendosi dhe çdo ditë e menaxhon bashkë me gjithë ne Venko Filipçe. Ai ën fakt është shtylla e këtij sistemi, sistem i cili u dëshmua se shpëton jetë. Falë atij sistemi arritëm që të shërojmë të sëmurët nga kovidi dhe njëkohësisht të kujdesemi edhe për të gjithë pacientët e tjerë me sëmundje të tjera, që nga fillimi i pandemisë. U sollën vendime të vështira, vendime të cilat ishin kyçe dhe ndihmuan që të dalim nga vala e dytë, e tretë dhe me sukses të përballemi e valën e katërt të pandemisë. Të lodhur, rraskapitur, ndonjëherë edhe të demoralizuar, të përballur edhe me zemërimin e qytetarëve. Në gjithë me ne ishte edhe Filipçe. Njeriu i cili gjithmonë merrte mbi vete barrën e vendimeve të përbashkëta. Ai është udhëheqës dhe partner konstruktiv Ai është njeriu që na udhëhoq në momentet më të vështira, njeriu i cili gjithmonë besonte në sistemin dhe kolegët e tij.

Ai e njeh sistemin shëndetësor, mangësitë e tij dhe mundësit. Gjatë 18 muajve të kaluar slogani “ Dëgjo Venkon”, nuk ishte vetëm slogan, ishte mënyra e jetesës, jo vetëm për ne, por edhe për gjithë shtetin”, thuhet në letrën e drejtorëve të të gjitha Institucioneve të Shëndetit Publik.

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori