LAJMI I FUNDIT:

Drake humb 275 mijë dollarë, vuri bast për fitoren e Jorge Masvidal ndaj Colby Covington në UFC 272

Drake humb 275 mijë dollarë, vuri bast për fitoren e Jorge Masvidal ndaj Colby Covington në UFC 272

Reperi kanadez, Drake humbi 275 mijë dollarë pasi vuri bast se Jorge Masvidal do ta mposht ish-shokun e skuadrës, Colby Covington në UFC 272.

Drake do të kishte fituar një tarifë afërsisht një milion dollarë duke pasur parasysh shanset nga aksionet e tij origjinale, nëse Masvidal do të kishte fituar meçin në Octagon të Las Vegas.

Duke parë transmetimin e UFC 272 në laptopin e tij, Drake mund të shihet duke vendosur bast të madh në Masvidal.


Foto: Drake/Twitter

Por Covington e mposhti ish-shokun e tij të skuadrës në pesë raunde duke siguruar fitoren me rezultatet 49-46, 50-44 dhe 50-45, shkruan DailyMail.

Dustin Poirier, i cili do të përballet me Masvidalin në luftën e tij të radhës, u tall me reperin pasi humbi bastin me gjashtë shifra në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Foto: Getty Images

“Le të flasim për të gjitha paratë që Drake humbi sonte, ai duhet të kthehet në shitjen e atyre albumeve për t’i fituar paratë”, tha ndër tjera Covington.

Masvidal pohoi se ishte një nga paraqitjet më të këqija si një luftëtar së bashku me ofendimet ndaj kundërshtarit të tij Covington, për të cilët u nevojit ndërhyrja e sigurimi për t’i ndarë derisa të dy prisnin gjyqtarët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori